Aventurë e re, Higuain mbërrin në Miami, e presin krahëhapur: Mirësevjen kampion!

Aventura e Gonzalo Higuain në Major League Soccer po fillon zyrtarisht. Argjentinasi ka mbërritur tashmë në Florida ku u prit nga Jorge Mas, një prej pronarëve të Inter Miami, skuadra e tij e ardhshme. ‘Një mirëpritje e ngrohtë për Gonzalo Higuain-shkruajti në një postim në Tëitter menaxheri pronar I klubit teksa publikoi edhe një foto ku ai ishte përqafuar  nga Higuain-një kampion I madh dhe një sulmes i një niveli të lartë botëror’

Pra, Gonzalo Higuain është gati të firmosë kontratën me klubin që është në pronësi të David Beckham pasi u publikua lajmi i zgjidhjes së kontratës në mënyrë konsensuale të argjentinasit me Juventusin që do të detyrohet t’i japë futbollistit 4 milionë Euro në formën e dëmshpërblimit . Në këtë mënyrë, Higuain do të bashkohet me Blaise Matuidi që bëri të njëjtin veprim vetëm pak javë më parë.

Sfidanti.al