Mbape udhëton për në Mançester, por a mund të luajë për Paris SG?!

Në fundjavë nuk luajti, veçse mjekët e skuadrës i thanë trajnerit Poçetino seai mund të jetë në dispozicion. Kështu del kur shikon fotot dhe pamjet filmike të udhëtimit të Paris SG drejt Anglisë për gjysmëfinalen e dytë të Championsit. Kilian Mbape ishte me skuadrën dhe shpresa e tifozëve dhe e shokëve të skuadrës është që ai të jetë në fushë që nga minuta e parë. PSG ka një detyrë të vështirë, të përmbysë humbjen 1-2 në shtëpi ndaj Mançester Sitit, dhe me Mbapenë në krah të Nejmarit kjo do të ishte më e mundshme. Nuk dihet nëse 22-vjeçari është në gjendje të mirë për të luajtur, nëse mund të përballojë 90 minuta. Kjo do të mësohet vetëm nesër në mbrëmje.

Sfidanti.al