Xhakomo Vrioni kthehet nga dëmtimi, merret nga Pirlo tek Juvja

Emocion i madh për Xhakomo Vrionin në Itali. Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar, i kthyer nga dëmtimi pas plot 5 muajsh dhe shënoi gol për Juventusin U23 pak ditë më parë, por lajmin e mirë e mori më pas. Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e përzgjodhi për ndeshjen e Serisë A në fushën e Udinezes, pra tregoi se e ka shqiptarin në planet e tij. Nuk dihet nëse Pirlo do të vazhdojë në Torino, por Vrioni është një investim bardhezi, i marrë nga Sampdoria prej disa kohësh, dhe do të provohet nëse do të mund të konkurrojë për të qenë në skuadrën e parë të “Zonjës së Vjetër”.

Sfidanti.al