Mbape nuk mund t’i marrë 200 milionë euro në dy vjet tek Reali

Pavarësisht se klubi spanjoll i ka mirë punët me financat, sërish është e pamundur që në Madrid të bëjnë çmendurinë që bëjnë sheikët e (shtetit të) Katarit. Paris SG i jep Kilian Mbapesë 200 milionë euro rrogë bruto në vit, ndërsa Reali këtë nuk mundet që ta bëjë. Kjo do të thotë se ylli i Francës ose do të pranojë ulje të ndjeshme të rrogës në “Bernabeu”, ose do të duhet të vazhdojë tek PSG-ja për t’i fituar paratë që i jepen sipas kontratës. Reali i ofroi vjet 25 milionë euro neto (pas taksave) dhe një shpërblim prej 130 milionë eurosh në momentin e firmës, veçse kjo mund të bëhej sepse Mbapeja do të vinte si agjent i lirë. Tani nuk është më i tillë.

Sfidanti.al