Uest Hemi nuk pranon 105 milionë paundë të Arsenalit për Rajsin

Kapiteni është më pranë kalimit tek “topçinjtë”, por gjithsesi ende nuk është arritur asgjë. Madje, shpresat e Arsenalit për të rënë dakord me Uest Hemin për Deklan Rajsin morën një goditje të fortë, kur “çekiçat” i kthyen përgjigje negative. Trajneri Mikel Arteta bëri një ofertë totale prej 105 milionë paundë stërlinash për kartonin e mesfushorit, por klubi i Uest Hemit kërkoi që të kishte rregullime “strukturore”. Kjo, do të thotë që të ketë më shumë para të dhëna në dorë, dhe pagesa më të shpejta. Arsenali duhet të nxitojë sepse për Rajsin mund të kthehet Man. Siti e Man. Junajtidi.

Sfidanti.al