Paris SG nuk mund të pranojë që yllin më të rëndësishëm të botës për momentin ta humbasë me parametër zero verën e ardhshme. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit i kanë dhënë një ultimatum Kilian Mbapesë, me afat të përcaktuar shumë mirë. Ky afat është 31 korriku, në të cilin Mbape do të duhet të ndajë mendjen nëse do të rinovojë deri në 2025, apo do të largohet në gusht. PSG kërkon që të fitojë rreth 200 milionë euro nga kartoni i tij, për të mbështetur projektin e ardhshëm.
Sfidanti.al