Deri tani e kanë quajtur me shumë emra. Një herë automatik dhe më pas gjysmë-automatik, por duke nisur nga sezoni i ardhshëm pozicioni jashtë loje do të ketë një emër të madh të futbollit si “Venger”. Bëhet fjalë për trajnerin e madh francez, që prej kohësh kryeson Bordin e Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, një organ brenda FIFA-s, që vendos “ligjet” e sportit më të ndjekur në botë. Pas aplikimit të sistemit VAR, rregulli i pozicionit jashtë loje ndryshoi disa herë, duke i lejuar arbitrat të marrin vendime të sakta milimetrike. Por kjo gjë prishi disi bukurinë e lojës, pasi shumë gola u anuluan. Për të ndryshuar këtë gjë ka menduar një mëndje e ndritur e futbollit.
Duke nisur nga sezoni i ardhshëm në kampionatin suedez do të eksperimentohet “pozicioni jashtë loje Venger” i ideuar dhe propozuar nga ish-trajneri francez. Kështu, futbollistët do të penalizohen vetëm në rast se trupi i gjithë trupi do të ketë kaluar linjën e lojtarit të fundit. Kjo do të thotë më pak sinjalizime të arbitrave për pazicion jashtë loje milimetrik, më pak vonesa dhe shumë më pak gola të anuluar. Pas eksperimentimit në kampionatin suedez, duke nisur nga viti 2025 ku rregull i ri pritet të aplikohet zyrtarisht në të gjithë turnetë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke sjellë një tjetër revolucion në futboll.
Sfidanti.al