Mançester Junajtidi merr Mejzën Mauntin, “troket” për Onanën!

Klubi anglez konfirmon ardhjen e sulmuesit të Çelsit kundrejt shumës prej 60 milionë paundë stërlinave. Mejzën Maunti është tani një “djall i kuq”, dhe do të ketë rrogë 250 000 paundë stërlina në javë, sipas stilit anglez të pagesës së rrogës. Kontrata e tij do të jetë 5-vjeçare, ndërsa trajneri i Mançester Junajtidit, Erik Ten Hag, më në fund e mori objektivin numër 1 të verës. Tashmë, klubi i “Old Trafordit” i është kthyer kërkimit për një portier. Pritet që t’i propozohet Interit një ofertë për Onanën, që do të jetë 34 milionë paundë stërlina (rreth 40 milionë euro), plus pagesë tjetër në bazë të klauzolave në kontratë.

Sfidanti.al