Arabia Saudite tenton edhe “dështimin” e Bundesligës, Sadio Mane

Nga Liverpuli e Premier Liga, te Bajerni e Bundesliga, por ndryshimi mund të vazhdojë. Sadio Mane me gjasë mund të jetë ylli i radhës që do të kalojë në Arabinë Saudite, ndërsa mediat shkruajnë se Al Ahli është i interesuar për shërbimet e sulmuesit. Ylli 31-vjeçar nga Senegali nuk kaloi një sezon të mirë në kampionatin gjerman, edhe pse u mor për rreth 32 milionë euro. Mane mund t’i bashkohet yjeve të tjerë si Benzema, Kante dhe Neves që kanë zgjedhur këtë verë ligën saudite, ndërsa më herët atje shkoi Kristiano Ronaldo.

Sfidanti.al