Mbani frymen miq,  behuni gati per dallaveren e rradhes në.. Futsal! 

Si kur te mos mjaftonte situata ne te cilen ndodhet futbolli yne, Fshf ja filloi perseri nga manovrimet mashtruese  në futsal.

Meqe te jesh antar i bordit ekzekutiv te UEFAs per futsal ka disa pergjegjesi ku te pakten duhet te tregosh qe ne vendin tend, ne federaten tende, ne te cilen je sekretar i pergjithshem duhet te tregosh qe  futsal merr frymë, pra është gjallë  ky lloj vellai i vogel, tejet  i varfer i futbollit te madh, sic e njohim te gjithe. E per te bere te mundur kete genjeshter me bisht, eshte bere gjithcka gati e javen qe vjen,  kur fillon kampionati kombetar i futsal. Ne Shqiperi kampionati kombetar per ligen profesioniste fillon ne mes te prillit. Brenda qershorit duhet derguar emri i ekipit kampion ne UEFA per pjesmarrjen ne turnin eliminator te Uefa Futsal Champion League.

Tani me vjen natyrshem pyetja: po ne cilin vend  tjeter te botes, ndodh nje gje e tille. Pikerisht nje muaj e gjysem perpara se te mbarojne te gjithe kampionatet kombetare, ne ketu, te zgjuarit e botes fillojme nje kampionat kombetar “profesionist blic”.  Sepse na duhet nje justifikim. Nenpunesit e Fshf te msuar me këtë truk  korruptues vrapojne neper lagjet e kryeqytetit per t’ju mbushur mendejn femijeve te lagjes qe te bejne nje skuader qe te marrin pjese. Kush per servilizem e kush sepse ka marre premtimin se do jete ai qe do te shkoje ne Champions league e disa te tjere per detyrim kane arritur te ngrenë ne kembe komedine e quajtur kampionat, me 5 skuadra…brenda natës!
E kane degraduar  futsalin prej vitesh, kane bere me te kete sport cfare kane dashur, kane falur para miqeve e farefisit te tyre duke i derguar ne gjithe Europen me faza eliminatore per tu kthyer te gjithe me bisht neper shale e pa asnje rezultat pozitiv per te thjeshtin motiv se nuk e meritonin te ishin aty. Skuader kampione me tranjer qe ne te njejten kohe ishte eshe trajner i kombetares futsal e qe vazhdon me te njejtin avaz. Po vjen Futsal…si nje mashtrim që fillon embaron sa hap e mbyll sytë…

K.Shabani