Robert Levandovski e nxjerr arbitrin të gabuar me fakte

Në fushë nuk pati drejtësi për të. Robert Levandovski kërkoi më kot një goditje dënimi në favor të tij, pasi u rrëzua nga goditja e lojtarit të Seviljes, Gabriel Merkado. Gjyqtari Uilliam Kallëm vazhdoi lojën pavarësisht kërkesës dhe protestës së sulmuesit polak, i cili vendosi ta provonte në mënyrë tjetër se kishte të drejtë.

Postoi në Instagram foto të vetën me shenjën e goditjes nën sy, një nxirje dhe mavijosje që tregonte se “Leva” kishte qenë me fat që nuk ishte goditur në sy. Po ashtu, për të bërë drejtësinë vlejnë edhe fotot e shkrepura gjatë ndeshjes, në momentin e faullit të argjentinasit Merkado, si dhe kur Levandovski kërkoi goditje dënimi. Një drejtësi që nuk bën punë pasi ndeshja ka përfunduar, por gjithsesi vlen nga ana morale.

Sfidanti.al