Matthaus gjen fajtorin te Bayerni

Rënia e Bayernit në stadiumin Olimpik të Barcelonës bëri aq shumë zhurmë sa u përhap në të gjithë Evropën. Jo për faktin se Barcelona ishte një kundërshtar i përballueshëm në letër, por për mënyrën se si shkoi loja e skuadrës së Vincent Kompany. Përveç mediave gjermane në përgjithësi edhe Lothar Matthaus, legjendë e Bayernit dhe kombëtares gjermane, ka dashur t’i drejtojë gishtin dikujt për humbjen 4-1 që pësoi dje ekipi bavarez. Ai akuzon direkt portierin simbol, Manuel Neuer:

“Nuk dua ta lëndoj Manuelin, por për momentin ai nuk është shtylla e skuadrës siç ishte në të kaluarën. Neuer nuk është vetvetja. Shpresoj që ai të gjejë sërish lojën dhe besimin e tij të vjetër. Në të kaluarën, nga tri goditje në portë ai priste një ose dy. Në Barcelonë duhej të kishte shmangur një ose dy nga katër golat. Në rastin e golit të dytë, Manuel hezitoi, më pas vendosi të dilte jashtë dhe nuk mundi të bënte asgjë për të parandaluar golin,” theksoi analisti i Sky Sports, DE e BILD.

Mbrëmë, anëtari i bordit të drejtorëve për sportin, Max Eberl, iu kundërvu gazetarëve kur u pyet për brishtësinë e supozuar të zbuluar në periudhën e fundit nga Bayern:

“Merr licencën e trajnerit, që të bësh më mirë! Është kaq e lehtë për të fajësuar mbrojtjen kur pranojmë një gol, është pikërisht kjo: ju dëshironi të na përçani”.

sfidanti.al