Maradona tregon golin e 1986-ës: Nëse do të kishte qenë teknologjia …!

Luajti thuajse në një kohë me Mishel Platininë, u urrye nga një pjesë e tifozëve shumë më tepër sesa francezi, por gjithsesi Diego Maradona e gjeti një tjetër mënyrë për t’u bërë i dashur nga futbolli. Legjenda ndoshta më e madhe e kësaj loje tregohet shumë më i hapur dhe më mirëkuptues sesa francezi i famshëm lidhur me teknologjinë në futboll. Platini ishte kundër në kohën që ishte president i UEFA-s, duke thënë se teknologjia do t’i hiqte bukurinë dhe magjinë lojës së topit, por Diego shprehet ndryshe.

“Është një e mirë për futbollin, – u shpreh argjentinasi i pavdekshëm, – e bën transparent. Duhet të ndryshojë, pasi ka pasur shumë gabime nëpër Botërorë”. Një nga më të mëdhenjtë është gabimi i gjyqtarëve në ndeshjen Argjentinë-Angli (2-1) në Botërorin e Meksikës në 1986, kur Maradona shënoi një gol që u dallua qartë se ishte me dorë. Gjithsesi, goli u quajt dhe Argjentina doli kampione e botës, ndërsa “El Pibe de Oro” nuk pohoi kurrë se shënoi me dorë. “Ishte dora e Zotit”, – tha ai, ndërsa nuk e quajti veten aspak fajtor pak vjet pak luftës së Malvineve (Falklendit për anglezët).

Sot, ndoshta për herë të parë, Diego, pranon. “Nëse do të kishte pasur teknologji, “Dora e Zotit” nuk do të kishte ekzistuar, por gjithsesi teknologjia duhet të pranohet”.

Sfidanti.al