Manxhukic nuk tundohet nga paratë e Kinës; kroati qëndron te Juventusi

Mario Manxhukic është ndër të paktët lojtarë që i kanë rezistuar tundimit për të luajtur në kampionatin kinez duke përfituar edhe një pagë të majme. Në fakt sulmuesi kroat i Juventusit ka kthyer mbrapsht drejtuesit e klubit Dalian Jifang të cilët duket se kanë mundur të bëjnë të tyrin Marek Hamshik që la Napolin pas 12 sezonesh.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, Dalian Jifang i ofroi Manxhukic një kontratë me 10 milionë Euro në sezon, por sulmuesit nuk i bëri shumë përshtypje kjo ofertë dhe vendosi që të mos e pranojë atë që do të thotë se ai do të qëndrojë ende te Juventusit.

Në të vërtetë, mario Manxhukic, kontrata e të cilit skadon në vitin 2020, është drejt një rinovimi me Zonjën e Vjetër edhe për 2 ose 3 vjet të tjerë. Në median italiane theksohet gjithashtu se Dalian Jifang kërkoi edhe Ciro Imobilen nga Lazio duke ofruar 60 milionë Euro, por presidenti i klubit roman, Klaudio Lotito, por ky i fundit e konsideroi të pamjaftueshme kështu që drejtuesit e klubit kinez tentuan Manzhukic, por edhe ky i fundit ua preu shkurt duke refuzuar ofertën e tyre.

sfidanti.al