Klop kundershton mosbesimin se Liverpuli s’fiton dot ne dy fronte!

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, thotë se ekipi i tij është në gjendje që të luftojë në të dy frontet, pra si në Premjer Ligë, ku momentalisht ndodhet në krye të saj, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve (LK), ku në 1/8-tën e finaleve ka si kundërshtar Bajernin e Mynihut.
“Dikush thotë se ne nuk jemi në gjendje që të luftojmë edhe në Premier Ligë, duke pasur parasysh barazimin (1-1) me Uest Hemin, dhe edhe në Ligën e Kampioneve. Por, ne u themi atyre që dyshojnë te neve, se ne do të të vazhdojmë të avancojmë si në Premier Ligë, duke synuar titullin e kampionit, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, ku vazhdojmë të konkurrojmë me sukses”, vuri në dukje trajneri gjerman i Liverpulit.
Sfidanti.al