Mançester Siti ofron miliona për të mbajtur Bernardo Silvën !

E qartë është se ylli portugez nuk do të qendrojë në “Etihad” nëse në bazë të vendimit do të jenë paratë. Edhe pse, Bernardo Silva merr rreth 8 milionë paundë stërlina në vit tek Mançester Siti (16 bashkë me taksat), edhe pse klubi anglez i ka premtuar t’ia rrisë rrogën (ndoshta në 12 milionë paundë në vit), sërish asgjë nuk mund të krahasohet me 75 milionët që ofrohen nga Arabia Saudite. Pritet të shihet nëse oferta e Guardiolës do të mjaftojë për mesfushorin sulmues, apo ai do të bëhet ylli i parë në kulmin e formës (28 vjeç) që lë Europën për Lindjen e Mesme.

Sfidanti.al