Milani nuk del me këpucë të kuqe, por Pioli kërkon futbollistë!

Tonali shkon tek Njukasëlli për 60 apo 70 milionë euro, ndërsa mund të ketë edhe lëvizje të tjera. Po ashtu, skuadra arriti gjysmëfinalen e Championsit një vit pasi doli kampion dhe fitimet u shtuan, duke ndihmuar klubin e Milanit që të amortizonte humbjet. Për këtë thuhet se meritë ka drejtuesi Xherri Kardinale, pasi në 2019-2020 humbjet ishin 195 milionë euro, në 2021-2022 u zbrit deri në 66 milionë, e tani duket se ka ardhur koha për të fituar. Gjithsesi, për trajnerin Stefano Pioli nuk pritet të ketë “dhurata”.

Sfidanti.al