Hedhësja belge e çekiçit përshkon 100 metrat me pengesa për … 32 sekonda!

Është një garë që specialistet e saj e bëjnë për rreth 13 sekonda, diçka më pak apo edhe diçka më shumë. Gjithsesi, kjo vlen për ato atlete që janë të specializuara për 100 metrat me pengesa, dhe jo për një përfaqësuese të “atletikës së rëndë”. Belgjika vendosi të garonte në 100 metra me pengesa me kampionen e saj kombëtare të hedhjes së çekiçit, Zholien Maliga Bumkuo. Kjo, sepse atletja që duhej të merrte pjesë u dëmtua. Ajo doli e shtata në disiplinën e saj në Kampionatin Europian Ekipor, ndërsa këtë garë e përfundoi e fundit dhe me një kohë surrealiste prej 32”81. Fituesja ishte spanjollja Tereza Erradonea me 13”22.

Sfidanti.al