“Etihad” për momentin ka mbetur prapa disa impianteve të tjerë në Premier Ligë, si “Old Trafordit”, “Emirejtsit”, stadiumit të Totenhemit apo atij të Uest Hemit. Edhe Liverpuli pritet ta rrisë kapacitetin në 61 000 spektatorë, ndërsa këtë gjë po mendojnë tek Mançester Siti. Lajmi është që sheikët do të investojnë 300 milionë paundë stërlina për ta rritur këtë kapacitet pikërisht në 61 000. E gjitha kjo do të thotë se sheikët do të arrijnë në 1 miliardë paundë shpenzime vetëm për infrastrukturën e klubit.
Sfidanti.al