Man. Junajtidi mendon për Osimhenin e Napolit, CR7 është në rrezik!

Portugezi i madh mund të mos largohet nga “Old Trafordi”, por kjo nuk do të thotë se do të “bëjë qejf” si deri tani. Mançester Junajtidi po mendon për një qendërsulmues të ri, dhe objektivi është Viktor Osimhen i Napolit, ndërsa 22-vjeçari ka treguar formë të madhe në Itali me 11 gola në 22 ndeshje, ndonëse për 2 muaj nuk luajti për shkak dëmtimi. Klubi italian do të kërkojë të paktën 100 milionë euro për kartonin e afrikanit, edhe pse Junajtidi nuk besohet të ketë shumë problem për t’i paguar. Kristiano Ronaldo mund të kufizohej në kohën e lojës sepse do të kishte konkurrencë, ndërsa ai ka kontratë deri në 2023 me rrogë 480 000 paundë stërlina në javë, lojtari më i paguar i Premier Ligës.

Sfidanti.al