Atalanta nuk i ndalet Juves, për Championsin e ndihmon golaverazhi!

Në fushë nuk ishte Berat Gjimshiti, ndërsa trajneri Gasperini bëri ndryshimin taktik. Atalanta luajti me 4 mbrojtës ndaj Sampdorias me fitoren e thellë 4-0 në shtëpi. “Më në fund u kthye Atalanta e vërtetë”, – shkruan “La Gazeta delo Sport”,  dhe ka të drejtë. Ekipi i mbiquajtur “Perëndesha” (DEA), pati 59 për qind zotërim topi, 15 gjuajtje drejt portës (3 Sampi) dhe 9 në kuadrat (0 Sampi). Kornet ishin 8-0! Kopmeiners shënoi dy gola, Pashaliç dhe Mirançuk realizuan dy të tjerët. Atalanta ka 47 pikë në 26 ndeshje, ndërsa Juventusi ka 50 pikë në 27. Nëse fitohet ndeshja e prapambetur, bergamaskët dilnin në vendin e katërt pra në zonën Champions duke lënë pas piemontezët. Kjo, sepse ndeshjet direkte janë barabar, ndërsa skuadra e Gasperinit ka golaverazhin +20, ndaj +16 të bardhezinjve, madje duke shënuar më shumë gola, 50 ndaj vetëm 41.

Sfidanti.al