Në Spanjë mendojnë se Ançeloti ikën nga Reali edhe nëse fiton titullin!

Ylli i momentit është Ksavi Hernandez, edhe pse Barcelona e tij është vetëm në vendin e katërt në kampionat. Një analist në Spanjë, Matias Prats, thotë se katalanasit është skuadra që i jep më shumë kënaqësi në të ardhmen, ndërsa vlerëson Pedrin, por nuk ka shumë besim tek Usman Dembele. Lidhur me Realin, Prats, thotë se tifozët nuk do të lumturohen aq shumë nëse fitohet La Liga (edhe pse është trofe mjaft i rëndësishëm). “Tifozët e Realit duan Championsin, – thotë ai, – edhe nëse fiton La Ligën, ka mundësi që Ançeloti të largohet nga detyra”.

Sfidanti.al