Man. Junajtid nuk e mban, por Ibra nuk i ndahet futbollit!

Zllatan Ibrahimoviç nuk do të jetë më pjesë e Mançester Junajtidit, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë pjesë e futbollit. Sulmuesi 35-vjeçar i shfaqi qartë ambiciet në mënyrën e tij. Ai postoi në rrjetet sociale një video ku ishte i shtrirë në shtrat i veshur me këpucë futbolli (me flamurin suedez). Ibra nuk do të mund të zbresë në fushë deri në janar të vitit të ardhshëm pas dëmtimit të rëndë që pësoi në Ligën e Europës, por nuk ka ndërmend të heqë dorë.

Agjenti i tij, Raiola ka deklaruar se Zllatani do të luajë në Europë, dhe jo në SHBA. Junajtid, ndërkaq, bëri llogaritë dhe nxorri përfundimin se nuk mund ta mbante Ibrahimoviçin. Për vetë moshën, klubi anglez nuk i jepte dot më shumë se 1 vit kontratë, ndërsa sulmuesi do të mungonte 5-6 muaj. Po ashtu, rroga e Ibrës është tepër e madhe, 370 000 stërlina në javë, një shpenzim i madh për një kontribut të zvogëluar. Gjithsesi, Zllatan shënoi 28 gola dhe dha shumë asistë, duke ndihmuar skuadrën që të fitonte Kupën e Ligës dhe Ligën e Europës.

Sfidanti.alibra ne pishine