Mallorca ‘shokon’ Real Madridin, Muriqi realizon golin e fitores

Mallorca arriti një fitore të madhe në javën e 30-të të LaLiga-s, duke mposhtur Real Madridin me rezultat 2-1 në një ndeshje që mund të ketë pasoja të rëndësishme në garën për titull.

Real Madridi reagoi në minutat e fundit të takimit. Nga një goditje këndi, Eder Militão shënoi me kokë dhe barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 88-të, duke dhënë shpresë për skuadrën e ‘Los Blancos’.

Por drama nuk kishte mbaruar. Vetëm në minutën 90+1′, Vedat Muriqi dha një goditje të saktë brenda zonës, duke e dërguar topin në pjesën e sipërme të portës dhe duke vulosur fitoren 2-1 për Mallorca-n. Portieri madrilen ishte i pafuqishëm për ta ndalur këtë goditje vendimtare.

Kjo fitore e Mallorca-s jo vetëm që shënoi një sukses historik ndaj një kundërshtari të madh, por gjithashtu i dha një ndihmë të rëndësishme Barcelonës në garën për titullin e La Ligës, duke e lënë Realin me një humbje të dhimbshme në një moment kyç të sezonit.