Mahrez larg Siti, “qytetarët” për “pazar” në Barcelonë

Me anësorin algjerian, Rijad Mahrez pothuajse të larguar nga “qytetarët” e Mançester Siti, tashmë bordi i këtyre të fundit ka filluar kërkimet për afrimin e një tjetër “fantazisti” të krahut të djathtë të fushës.

Objektivi kryesor i kampionëve të Evropës është braziliani i “katalanasve” të Barcelonës, Rafinja, me klubin spanjoll që janë të hapur për të dëgjuar ofertat e “qytetarëve”, mirëpo problem i vogël pritet të jetë dëshira e braziliani për të qëndruar në Barcelona, megjithatë një ekip si Mançester Siti nuk mund të lihet kurrë pa iu përgjigjur.

 

sfidanti.al