Lufta Real-Atletiko qenka ashpërsuar shumë në Spanjë!

Momentet e lumturisë dhe të paqes duket se janë lënë pas mes dy klubeve të Madridit. “Marka” shkruan se një luftë e ashpër po zhvillohet mes Realit dhe Atletikos ndërsa vjen fundi i sezonit, dhe dy ekipet janë pranë e pranë në renditjen e La Ligës. Atleti është më lart, ndërsa Reali e ka më shumë mendjen tek Championsi. Pakënaqësitë qenkan mbledhur që pas refuzimit të Atletikos që kamerat e TV të Realit të ishin në “Uanda Metropolitano” për një ndeshje të Championsit, që lojtarët e Atletikos nuk i bënë nderimet Realit si kampion i Spanjës, si dhe për problemet që paskan ndodhur në Championsin e të rinjve.

Sfidanti.al