UEFA mendon sërish ta largohët finalen e Championsit nga Stambolli!

Në 2020 u bë shkak epidemia e koronavirusit dhe pandemia, që ndeshja e madhe e Ligës së Kampionëve të mos luhej në stadiumin “Ataturk”. UEFA vendosi ta shpërblente Turqinë me finalen e Championsit të këtij viti, por duket se sërish mund të ketë probleme. Jo më për shkak të tërmetit, pasi ajo ngjarje kaloi, veçse për shkak të zgjedhjeve që mbahen në Turqi këtë të diel dhe që mund të krijojnë probleme. Me gjasë, presidenti Erdogan mund të humbasë, dhe kjo mund të sjellë protesta e trazira, nga të cilat nuk do të kursehej Stambolli. UEFA po bisedon sërish me të njëjtit “klientë” si në 2020, me Federatën Portugeze të Futbollit që finalja të luhet në Lisbonë, në rastin më të keq.

Sfidanti.al