Ishin mbi 10 milionë në përballjen e parë mes Milanit dhe Interit në “San Siro”, dhe brenda 8 ditëve shifrat duhet të korrigjohen. Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Championsit, Inter-Milan, do të sjellë 12 milionë euro të ardhura nga shitja e biletave, dhe do të jetë ndeshja me më shumë fitime të tilla në historinë e futbollit në Itali. Entuziazmi i tifozëve zikaltër është tepër i madh pas fitores 2-0, dhe po ashtu çmimi i biletave nga klubi i tyre është parashikuar më i lartë.
Sfidanti.al