Për të kuqtë mjafton që vetëm njëri nga rivalët të hedhë hapin e gabuar dhe ata të përfitojnë. Liverpuli ndodhet në vendin e pestë në Premier Ligë me 65 pikë në 36 ndeshje, ndaj 66 pikëve të Njukasëllit dhe Man. Junajtidit që kanë luajtur 35 sfida deri tani. Shanset nuk duken tepër të mëdha, por gjithsesi ekipi i Jurgen Klopit duket më në formë se kundërshtarët me 7 fitore radhazi në kampionat. Liverpuli fitoi 3-0 në fushën e Leisterit me dy gola të të riut Kërtis Xhons dhe me rrjetën nga goditja e dënimit e Aleksandër Arnoldit.
Sfidanti.al