Saki beson se Milani mund t’ia dalë ndaj Interit, që është më i fortë!

Ish-trajneri kuqezi, që edhe pse analist e ka në zemër ish-ekipin e tij, thotë me shumë të drejtë se njerëzit e kanë në dorë fatin e tyre. “Vetëm trenat e kanë gjithçka të përcaktuar në rrugën e tyre, përmes shinave, kështu thotë një miku im, – shprehet Arrigo Saki, – me njerëzit është ndryshe. Edhe në futboll është si në jetë, duhet ta provosh fatin. Edhe Milani mund t’ia dalë ndaj Interit, ndonëse zikaltërit janë më të fortë. Mendoj se Interi ka vetëm një defekt, që qëllon ndonjëherë në ditë “jo”, dhe kjo i prish punë”.

Sfidanti.al