Liverpuli dhe Championsi, katër herë fati ka kaluar nga … Madridi

Në 2018, skuadra angleze arriti finalen për herë të parë me Jurgen Klopin (flasim për Ligën e Kampionëve), por sezoni përfundoi me humbjen 1-3 në Kiev ndaj Realit. Ishte ndeshja fatkeqe për Mohamed Salahun që u dëmtua që në pjesën e parë. Në 2019, erdhi “pranvera” dhe Liverpuli e fitoi Championsin brenda në Madrid, në stadiumin “Uanda Metropolitano” të Atletikos. Një sezon më vonë, në nisje të pandemisë së koronavirusit, anglezët u mundën 0-1 pikërisht në “Uanda” nga Atletiko, dhe u eleminuan pasi u mundën 2-3 në “Anfild” nga “banda” e trajnerit Simeone. Tashmë, jemi në 2021, dhe sërish fati i Liverpulit duhej të kryqëzohej me emrin “MADRID”. Për të tretën herë nga katër, fati ishte i keq, pasi anglezët e Klopit u eleminuan me rezultatet 1-3 e 0-0. Dikur ndaj Realit i shkonte mirë, por jo së fundmi. Shpresa është që kjo të ndryshojë.

Sfidanti.al