Duhen edhe 100 ditë nga zhvillimi I ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të shtyra me 1 vit për shkak të pandemisë coronavirus.Objektivi I organizatorëve është që të zhvillohet një eveniment I sigurt, por në Japoni ka shpërthyer alarmi për fushatën e vaksinimit që nuk po mund të përshpejtojë ritmet e saj pasi më pak se 1% e popullsisë ka marrë një dozë të vaksinës.
Lojërat Olimpike të Tokios do të hyjnë në histori pasi do të jenë të parat që do të zhvillohen në mes të një pandemie. Synimi është siguria e sportistëve, zyrtarëve të garave, vullnetarët e publikut dhe për këtë arsye nuk do të ketë shtetas të huaj në shkallët e impianteve
Në bazë të protokollit të përditësuar në shkurt, sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike do t’u nënshtrohen testeve me tamponë cdo 4 ditë, por ka mundësi që kjo frekuencë të shtohet për shkak të pranisë së varianteve të fundit të virusit që kanë shkaktuar edhe një rritje të rasteve në Japoni në javët e fundit. Përvec kësaj, sportistët gjatë Olimpikeve nuk do të mund të përdorin mjetet e transportit publik, përvec rasteve kur kanë leje speciale
Për të frenuar përhapjen e virusti gjatë Lojërave Olimpike, ideja më e fundit e organizatorëve është rezervimi I një hoteli me 300 dhoma për sportistët asimptomatikë apo që shfaqin simptoma të lehta të Covid-19, lajm që bëhet I ditur nga Kyodo Neës që citon burime që janë në dijeni të kësaj dosjeje. Sportistët apo personeli teknik që do të rezultojnë pozitivë por që nuk do të kenë nevojë për t’u shtruar në spital do të kalojnë një periudhë karantine prej 10 ditësh në hotel
Sfidanti.al