Julian Nagelsmann mohon kontaktet me Bayernin e Mynihut

Trajneri i Leipzig, Julian Nagelsman mohoi se ka hyrë në kontakte me Bayernin e Mynihut për një zëvendësim të mundshëm të Hansi Flick në pankinën e skuadrës bavereze, me këtë të fundit që sipas Lothar Matthaeus do të largohet nga kampionët e Gjermanisë

‘Nuk kam qenë dhe nuk jam në kontakte me Bayernin. Nuk e di nga kanë dalë këto informacione-tha Nagelsmann nëpërmjet rrjeteve sociale-kjo vlen edhe për agjentët e mi. Ata  nuk veprojnë në autonomi, bëjnë veprimet që u kërkoj unë të bëjnë’

Julian Nagelsmann ka me Leipzig një kontratë deri në vitin 2023 dhe në të nuk është përfshirë asnjë klauzolë e zgjidhjes së saj

‘Zakonisht kur nënshkruaj një kontratë e bëj me ndërgjegje të plotë-shtoi Nagelsmann-sigurisht në futboll mund të ndodhë që një bashkëpunim të mbyllet përpara kohës së planifikuar, por në rastin tim kjo do të ndodhë nëse do të ketë konsensus me klubin. Nuk do të nisja kurrë një luftë të hapur për t’u larguar para mbylljes së kontratës’

Sfidanti.al