Liverpool ka dhuruar sot një provë të mirëfilltë të forcës dhe pretendimeve që ka, teksa ka mundur Manchester City-n në duelin direkt duke e nxjerrë këtë të fundit nga lufta për titull. “Të kuqtë” e drejtuar nga Arne Slot kanë dominuar përballe skuadrës së Guardiolës që vazhdon të shfaqë një formë shumë larg asaj që kishte mësuar në vitet e fundit dhe goli i Gakpo në pjesën e parë ishte rrjedhojë e këtij dominimi. Më pas Liverpool u tregua i kujdesshëm për të shfrytëzuar hapësirat që i lejonin “qytetarët” të cilët tentuan të dilnin pak më shumë drejt sulmit. Penalltia e fituar në pjesën e dytë dhe e transformuar saktësisht nga Salah vulosi suksesin 2-0 dhe i dha Liverpool-it një fitore shumë të rëndë. Ajo mban tashmë 11 pikë larg ekipin e Guardiolës, dominuesi absolut i futbollit britanik në vitet e fundit.
sfidanti.al