Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në minutat e parë të ndeshjes mes Fiorentinës dhe Interit në Serinë A. Pak minuta pas fillimit të saj, sfida është ndërprerë për shkak të situatës shëndetësore të Edoardo Bove, i cili pësoi kolaps në fushë. Gjyqtari kishte anuluar një gol të Interit në ato momente dhe po argumentonte pranë pankinës zikaltër arsyen pse. Edoardo Bove i Fiorentinës po rregullonte këpucët, u çua në këmbë dhe pastaj ra pa ndjenja në tokë. Ai u rrethua menjëherë nga shokët e skuadrës të cilët e panë pa ndjenja dhe shumë prej tyre shpërthyen në lot, ndërsa kërkohej me urgjencë ndihma e stafit mjekësor. Lojtari i transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit, ndërsa ndeshja u ndërpre dhe më pas u shty me futbollistët e të dy skuadrave që u kthyen në dhomat e zhveshjeve.
sfidanti.al