Las Palmas ia doli që të triumfojë 2-1 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Pas sfidës, trajneri i skuadrës modeste, Diego Martinez u shpreh se skuadra zbatoi detyrat, çka solli edhe fitoren. “Unë i studioj të gjithë rivalët e mi, por në disa raste, përkundër se i studioj shumë mirë, për çfarëdo arsye, gjërat nuk funksionojnë”. Në çdo rast, nuk varet vetëm nga ju suksesi por edhe nga suksesi i rivalit tuaj. Gjëja e parë që të jesh në gjendje të marrësh pikë këtu, ju duhet të besoni, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne luajtëm shpejt, me tranzicion të mirë, ishim më vertikal dhe i shfrytëzuam këto hapësira. Nuk kishte pothuajse asnjë duel ajror, kështu që nuk mendoj se ishte direkt. A do të doja të kisha më shumë topin, po, por kur e kishim, mua më pëlqeu se çfarë kemi bërë”- tha ai.
sfidanti.al