Të kuptohemi, talenti me origjinë shqiptare i Belgjikës po e tregon më në fund veten në Spanjë, por kur ishte në Premier Ligë nuk ia doli mbanë. Flasim për Adnan Januzajn, ndërsa një tjetër talent shqiptar, e që luan për Kosovën, mund të ketë rast të provojë elitën e futbollit anglez. Mediat shkruajnë se Arsenali është gati të shpenzojë 13 milionë euro e më shumë për të siguruar shërbimet e Edon Zhegrovës, që luan në Ligën e Parë të Francës me Lilën. Ylli 23-vjeçar është në ekipin kampion të Francës, mund të jetë zëvendësuesi i Nikola Pepes në “Emirejts”, ndërsa tabloidët në Londër nuk harrojnë të shkruajnë se “ai mbiquhet “Lionel Mesi” për talentin që ka”. Zhegrova do të duhet të kthehet në një Granit Xhaka (që është gjithashtu tek Arsenali) apo Armando Broja, të cilët janë emra të njohur në Premier Ligë.
Sfidanti.al