Uzuni e Granada nuk dorëzohen për mbijetesën, pikë në “strofkën” e Atletikos!

Ekipi ka 30 pikë dhe është në pozitë shumë të vështirë, në vendin e tretë nga fundi, dhe nëse gjërat në përfundim do të jetë siç janë tani, do të zbresë në ligën e dytë. Granada ka vetëm 30 pikë në renditjen e La Ligës së Spanjës, por gjithsesi barazimi 0-0 në “Uanda Metropolitano” ndaj Atletikos së Madridit ishte një “ogur” i mirë. Myrto Uzuni luajti vetëm një pjesë loje për ekipin mik, duke hyrë në fushë në minutën e 62-të, e duke provuar të rrezikonte me një aksion individual, por ishte tepër i vetëm dhe u ndal nga mbrojtja vendase. Sidoqoftë, kur Granada dhe Uzuni kanë mundësi të marrin pikë në fushën e Atletikos, pse të mos pretendojnë shpëtimin në 5 ndeshjet që u mbeten deri në fund. Kadisi ka 31 pikë, Majorka 32 dhe Rajo Vajekano ka 34.

Sfidanti.al