Levandovski pranë rekordeve dhe golit numër 500 në karrierë!

Si shumë lojtarë të mëdhenj (shembull: Ibrahimoviç) nuk e ka fituar dot Championsin. Robert Levandovski ka pasur shumë suksese në karrierë, por asnjëherë trofeun kryesor europian të klubeve, ndaj është i vendosur t’ia dalë këtë herë. Në moshën 31-vjeçare ka luajtur sezonin më të mirë në karrierë, në aspektin individual, dhe ndër më të mirët në radhët e Bajernit. Në fitoren 4-1 ndaj Çelsit, me dy golat e shënuar arriti në 13 rrjeta, vetëm 4 gola larg rekordit sezona, të CR7-ës, por që nuk do ta ketë të lehtë që ta arrijë sepse maksimumi do të luajë 3 ndeshje. Levandovski ka 53 gola deri tani këtë sezon, në vetëm 44 ndeshje, një rendiment edhe mbi Mesin apo Ronaldon, dhe kjo shifër mund të rritet. Ai ka 425 gola për klubet në karrierë, dhe 61 për Poloninë, duke pasur gjithsej 486 rrjeta në jetë. i duhen vetëm pak për të hyrë në “klubin ekskluziv” të atyre që kanë shënuar të paktën 500 gola në karrierë.

Sfidanti.al