Ronaldinjo lë ferrin e Paraguajit, por a do të jetë i rregullt tani e tutje?

Në burg qendroi vetëm 1 muaj, ndërsa 4 muaj të tjerë ishte në një hotel me 4 yje, për të kryer arrestin në shtëpi, sipas gjykatës. Kjo periudhë ferri mori fund për Ronaldinjon dhe vëllanë e tij, që kanë marrë lejen për t’u larguar në Brazil, apo kudo që të dëshirojnë, pasi do të jenë të lirë. Vendimi do të jetë një dënim 2 vjeçar me kusht, dhe rreth 100 000 euro gjobë për secilin prej vëllezërve. Ronaldinjo deklaroi se më mirë e kishte kaluar 1 muaj në burg, sesa 4 muaj në hotel, ndërsa akuzohet se hyri në Paraguaj me pasaportë false.Nuk dihet nëse kjo do të jetë “bëna” e tij e fundit apo do të ketë të tjera, por për momentin braziliani thotë se dëshiron vetëm të takojë dhe të puthë mamanë.

Sfidanti.al