Kur bën ndërhyrje të ashpra në lojë, kjo nuk do të thotë gjithmonë se bën gabim. Një skuadër fituese, jo vetëm është e bukur, por edhe e ashpër, ndaj faullat janë pjesë e futbollit dhe e suksesit, sidomos kur nuk ndëshkohen, apo maksimumi marrin të verdhin. Këtë leksion të futbollit e kishin harruar tek Reali, në duelin ndaj Sitit, ku u bë aq shumë akademi, saqë pati vetëm 3 faulla ndaj anglezëve. Mediat spanjolle e lidhin këtë edhe me mungesën e Sergio Ramosit, kapitenit të skuadrës, që duhet thënë se është shpirti i ekipit. Edhe në eleminimin e vjetshëm ndaj Ajaksit, Ramosi mungoi.
Sfidanti.al