Levandovski: Bajerni ka një shans të madh këtë vit në Champions!

Me Bundesligën thuajse të “futur në xhep”, bavarezët po e kthejnë vëmendjen në Europë, ndonëse këto kohë janë dukur ekip në krizë. Dëmtimet, mungesat dhe pasiguria për të ardhmen e disa lojtarëve kanë ndikuar tek Bajerni, por gjithsesi Robert Levandovski beson se gjithçka është e mundur. “Ne duam të hyjmë në histori, – thotë sulmuesi më i mirë i botës, – prandaj duam titullin e 10-të radhazi dhe Championsin. Ne jemi ende në mes të favoritëve në Ligën e Kampionëve, nëse do të jemi në formë, kemi shans të madh për të fituar”. Levandovski thotë se me 10 tituj radhazi njerëzit do të pyesnin në të ardhmen se cilët lojtarë ishin në këtë ekip që bënë një gjë kaq të madhe. Gjithsesi, Levandovski gabon kur thotë se Bajerni do të ishte ekipi i parë që do të fitonte 10 liga radhazi në Europë, pasi këtë gjë e kanë bërë më parë Dinamo e Berlinit në ish-Republikën Demokratike Gjermane dhe Ludogoreci në Bullgari.

Sfidanti.al