Frikë tek Çelsi për një “eksod të yjeve” pas largimit të Abramoviçit

Trajneri Tomas Tuhel e ka një shqetësim të tillë, ndërsa për të qetësuar sa më shumë futbollistët u përpoq drejtori sportiv, Petr Çeh. Ky i fundit u takua me skuardën dhe e siguroi se gjithçka do të vazhdojë sa më parë dhe se pronari Roman Abramoviç nuk do të largohet pa e lënë klubin në duar të sigurta. Gjithsesi, Tuheli ka frikë se yjet që janë në përfundim të kontratës si Kristensen, Azpilikueta apo Rydiger mund të largohen në verë. Tekniku gjerman i kërkon drejtoreshës së fuqishme, Marina Granovskaja që të mos largohet. Çelsi luan këtë fundjavë në Premier Ligë ndaj Bërnlit dhe ekziston frika nëse ekipi do të ketë përqëndrimin e duhur.

Sfidanti.al