“Me shumë mundësi që kjo ishte ndeshja ime e fundit me Bajernin”. Kështu tha Robert Levandovski pas barazimit 2-2 në javën e 34-ët dhe përmbyllëse të Bundesligës në fushën e Volfsburgut, dhe lamtumira është e hapur. Gjithsesi, vetë superylli polak u kujdes të shtonte se “kjo nuk është e sigurt që do të ndodhë me 100 për qind, por unë nuk do të firmos kontratë të re, dhe nëse vjen një ofertë, atëherë ne duhet të mendojmë për këtë, po ashtu edhe për klubin”. Lajmet janë që Levandovski ka nënshkruar një parakontratë me Barcelonën dhe mundet që Bajerni të pranojë transferimin kundrejt 30 apo 40 milionë eurove.
Sfidanti.al