Flik: I jam mirënjohës Bajernit për çdo orë që kaloj këtu!

Viti 2020 do të mbetet në histori si i jashtëzakonshëm, me 5 trofetë e fituar, që mund të ishin bërë gjashtë nëse nuk do të ishte shtyrë Kupa e Botës për Klubet. i tillë Bajerni i trajnerit Hansi Flik që i dha fund një viti kalendarik nga ata që mund të jenë të papërsëritshëm. Trajner thekson se “ishte një vit që ne e ëndërronim për Bajernin”. “ jam mirënjohës klubit dhe lojtarëve për çdo orë që kaloj këtu, – thotë ai, – ndryshe nuk mund të fitoja. Është një skuadër e madhe, me mentalitet fitues, një kënaqësi e madhe të punosh me të”.

Edhe pse nuk fitoi çmimin e trajnerit të vitit nga FIFA, Fliku e di se e gjithë bota e vlerëson si të tillë. Jo më kot Bajerni humbi vetëm një ndeshje zyrtare, 1-4 në Hofenhajm pak ditë pas fitores së Superkupës së Europës. Nuk humbi asnjë ndeshje në shtëpi, pati lojtarin më të mirë të botës e sulmuesin më të mirë të botës (Levandovski) dhe portierin më të mirë të botës (Nojerin). Fliku shpreson që 2021-shi t’i afrohet sado pak vitit që po lemë pas.

Sfidanti.al