I thonë “Plesht” dhe “plakush”, por Mesi është “maratonomak” i vitit!

Për saktësim është i dyti, pas kapitenit të Mançester Junajtidit, Harri Megajer. Kapiteni i Barcelonës ka qenë i jashtëzakonshëm për minutazhin e tij në fushë gjatë vitit që po mbyllet, duke qenë numri 1 në La Liga dhe në Spanjë, si dhe numri 2 në Europë. Gazeta katalanase “Sport” shkruan se Lionel Mesi ka luajtur 4 473 minuta deri në 24 dhjetor ndonëse është 33 vjeç, ndërsa Megajeri ka 4 835 minuta. Në vend të tretë është mbrojtësi i Mançester Sitit, Ruben Dias (4 383’) dhe pastaj Romelu Lukaku i Interit (4 314’). Gjatë vitit 2020, Mesi ka humbur vetëm 3 ndeshje për Barcelonën nga 47 të luajtura gjithsej, ndërsa ka shënuar 23 gola e ka shërbyer 23 asiste.

Sfidanti.al