Paulo Dybala mbetet një prej futbollistëve më të dashur nga tifozët e Juventus, por që nga momenti i mbërritjes te bardhezinjtë në 2015, po përjeton padyshim momentin më të vështirë të tij. Morata është në një formë të shkëlqyer, Ronaldo shënon vazhdimisht ndërsa Joya vazhdon të jetë një rebus shumë i cuditshëm, thuasje simboli i këtij Juventusi që është ende në kërkim të një identiteti që alternon arritjet e mëdha si ajo e Camp Nou me rënie të forta si me Fiorentinën.
Ky duhet të ishte viti i Dybalës, por dëmtimet dhe Covid e frenuan, ka shënuar vetëm 2 gola në këtë sezon dhe është gjithnjë e më shumë jashtë projektit të Pirlos. Në këtë pikë, shifrat janë për të ardhur keq; Juventus shënon cdo 35 minuta pa Dybalën dhe një gol cdo 64 minuta me argjentinasin në fushën e lojës. Ka edhe dy versione të Juventusit me Dybalën dhe pa të dhe numrat e zhvillimit të lojës offensive të bardhezinjve konfirmojnë se skuadra luan më shpejt dhe është më e rrezikshme pa Dybalën
Janë këto shifra e të dhëna që në mënyrë të paevitueshme të cojnë te tema e rinovimit të kontratës së Dybalës që skadon në 2022 dhe në këtë pikë të vijnë në mendje fjalët e ish presidentit të Palermos, Zamparini që e solli argjentinasin në Itali: ‘Në skuadër duhet të jetë fari i saj, përndryshe do të jetë e kotë-është shprehur Zamparini-Dybala duhet të ketë të njëjtën liri si Messi te Barcelona. Duhet të largohet nga Juventus që do të jetë skuadër e madhe edhe pa të dhe nga futbolli italian sepse këtu taktika vjen para talentit’.
Dybala së fundmi nga ana e tij bëri një deklaratë dashurie kundrejt Juventusit dhe rinovimi nuk do të jetë problem,por tratativat janë bllokuar në këtë pikë.
Sfidanti.al