Le të ngrihet dollia, Halandi do të jetë i Mançester Sitit!

Edhe të përditshmet britanike e shkruajnë “nëse do të jetë në këtë ekip, do të jetë lojtari më i paguar në kampionat”. E pra, edhe kur lajmi jepet i sigurt, në futboll asnjëherë nuk i dihet “pa e parë zarin”, pra pa parë dokumentat e nënshkruara dhe prezantimin. Gjithsesi, tabloidet anglezë shkruajnë se Erling Haland ka pranuar të jetë lojtar i Mançester Sitit që nga sezoni i ardhshëm, kundrejt rrogës 500 000 paundë stërlina në sezon, që do të thotë të paktën 26 milionë euro në sezon. Me këtë pagesë kalon edhe Kristiano Ronaldon. Siti do të paguajë klauzolën prej 75 milionë eurosh. Vetë Dormtundi deklaroi javën që kaloi që asgjë nuk ishte vendosur dhe se për 21-vjeçarin kishte bisedime edhe me klube të tjerë, përfshi Realin e PSG-në.

Sfidanti.al