Laporta thërret për qetësi, por Barça humb Pedrin dhe Zhordi Albën

Nuk mjaftojnë ata që janë larguar, por shqetësimet sa vijnë e shtohen. Trajneri Ronald Kuman jo vetëm duhet të mendojë për “kokën” pasi u sulmua nga tifozët në “Kamp Nou”, në humbjen e rëndë me Bajernin, por edhe duhet të bëjë llogaritë pa Zhordi Albën e Pedrin që u dëmtuan në Champions. Nuk dihet sesa mund të mungojë Pedri, po ashtu ende nuk është e qartë për Zhordi Albën, ndërsa në listën e infermierisë janë Dest, Fati, Dembele, Brejthuejt dhe Aguero. Të larguar janë superylli Lionel Mesi dhe ylli tjetër, Antuan Grizman. Presidenti Laporta, ndërkaq, u bëri thirrje tifozëve për durim ndërsa u shpreh se “edhe unë jam po aq i shqetësuar sa edhe ju, nga shkalla e rëndë e kësaj humbjeje”.

Sfidanti.al