Në Spanjë, vendin e heroizmave të tij, e quajtën “Pablito”, dhe po e qajnë ashtu si edhe në Itali. “Një lajm i tmerrshëm, – deklaroi folësi në RAI, Enriko Varriale, – Paolo Rosi na la”. “Pablito i paharruar, – shtoi ai, – që na bëri të biem në dashuri me atë verë të 1982-it. i paharruar i dashur Paolo”. Kampioni i botës i vitit 1982 me Italinë u shua në moshën e re 64-vjeçare, besohet pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmin e dha në rrjetet sociale, gruaja e tij Federika Kapeleti, duke hedhur një foto të të dyve në Instagram me mesazhin “Përjetë”. Më pas, hodhi një foto të Paolos me dy vajzat duke ecur në një rrugë plazhi e duke shkruar: “Nuk do të ketë të dytë si ty, i vetmi, pas teje do të jetë absolutisht zbrazëti”. Rosi fitoi Botërorin me Italinë në 1982 duke qenë shënuesi më i mirë me 6 gola, nga vetëm 14 gjuajtje në portë. Ai u shpall edhe lojtari më i mirë. Me Juventusin fitoi dy tituj në Serinë A, Kupën e Italisë, Kupën e Kupave dhe Kupën e Kampionëve. Tashmë duhet të themi, “lamtumirë Paolo, Addio!”
Sfidanti.al